Të fundit

Fotografi e rrallë e nënës së Rugovës: Votimi nga banesa në zgjedhjet e vitit 1992

Adnan Merovci, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, ka publikuar një fotografi të rallë nga 24 maji i vitit 1992, kur ishin mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë.

Në këtë foto, që sipas Merovcit s’është publikuar më parë, Komisioni për votim kishte shkuar në banesën e familjes Rugova në Lakrishtë, për t’ia mundësuar votimin e nënës së Rugovës, Sofë Rugova.

Në foto shihet edhe gruaja e Rugovës, Fana.

“Fotografi e pa publikuar deri më tani: 24 maj 1992 dita e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë!  Komisioni për votim shkon në banesën e Dijetarit RUGOVA në Lakrishtë, Prishtinë për t’ia mundësuar votimin e nënës së tij znj. Sofë RUGOVA! Në foto, nga e majta: Fanë RUGOVA, Sofë RUGOVA dhe Jakup SHALA!”, ka shkruar Merovci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci