Të fundit

PSD me aksion: Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ata kanë vendosur para hyrjes së Kuvendit një pankart me mbishkrimin “Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë”.

Pas aksionit, para mediave u deklarua edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj. Sipas tij, Qeveria po dëshiron të shohë secilin si të dyshuar dhe të kontrollojë agjencionet e pavarura.

“Sot në Kuvend është në rend dite ligjii cili do ta foromojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, zakonisht, pushtetet demokratike kujdesen për mirëqënien e qytetarëve dhe për pavarësinë e institucioneve. Qeveria e Kosovës ka pasur dy synime krejt të tjera, e para me e pa secilin si të dyshuar dhe e dyta, secilin agjencion apo organizim të pavarur me ia ngushtu ose me kontrollu kompetencat e tij”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci