Të fundit

Tri 5-shet, pako fiskale 2.0 e aviokompania – Cilat premtime i shpalosi LDK nga programi i saj ekonomik

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur dje programin e saj ekonomik, duke bërë disa premtime në rast se vie në pushtet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lumir Abdixhiku, kryetar i kësaj partie tha se pjesë e programit janë tri 5-shet.

“5 % rritje ekonomike, 5 miliardë euro buxhet, 5 miliardë euro investime kapitale për 4 vite”, tha Abdixhiku.

Tutje ai përsëriti se koeficienti i pagave do të marrë vlerën 150 euro, teksa shtoi se do të ketë një pako fiskale 2.0.

“Po ashtu shpalosëm idenë e koeficientit 150 që nga java e parë. I njëjti do të rritet proporcionalisht me rritjen ekonomike e inflacionin nëpër vite. Ky do të jetë vendimi im i parë si kryeministër i Kosovës”.

“Me LDK-në do të jetësojmë edhe pakon fiskale 2.0, e cila në vete përmban lehtësira thelbësore për bizneset e Kosovës. Pjesë e këtyre lehtësirave do të jetë edhe mbledhja e TVSH-së brenda Kosovës dhe jo në kufi siç dhe do të jetë rimbursimi i TVSH-së në vlerë prej 2 % për konsumatorë”.

Tjetër premtim ishte edhe themelimi i aviokompanisë kombëtare.

“LDK do të themelojë aviokompaninë kombëtare. Nëpërmjet blerjes dhe marrjes me qera të avionëve komercialë, do të ndërtojmë flotën e parë fluturuese të Republikës”, premtoi Abdixhiku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci