Policia e Kosovës sot sërish ka gjetur armatim në kulmin e një ndërtese në Mitrovicën Veriore.
Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë: një AK-47, pesë karikatorë me municion të AK 47, 136 fishekë të AK- 47, një çantë krahu, dy radio-lidhje të dorës, një radio lidhje për veturë, dy mbushës radiolidhjesh dhe një tytë shtesë e AK-47
Deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim.

