Të fundit

Takimi i ardhshëm në dialog mes kryenegociatorëve, më 17 dhjetor

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq do të takohen më 17 dhjetor në Bruksel në kuadër të dialogut mes të dyja vendeve.

Kjo u konfirmua nga Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Një ditë më parë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte njoftuar se takimi i ardhshëm në nivel kryenegociatorësh do të mbahet në muajin dhjetor.

Lajçak njoftoi përmes llogarisë së tij në Facebook se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

Ai tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci