Të fundit

Statovci pasi e eliminoi Ballkanin: E kemi kryer obligimin tonë

Trajneri Faruk Statovci është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij përball kampionit në fuqi, Ballkanit.

Rilindja 1974 eliminoi nga Kupa e Kosovës, Ballkanin, për të vazhduar rrugëtimin tutje në fazën e 1/8 së finales.

Pas përfundimit të takimit, Statovci iu dha lavëdata futbollistëve të tij duke e vlerësuar lojën e tyre.

“Për ne kampionati ka përfunduar me lojën e fundit kampionale. Sot vetëm e kemi kryer obligimin tonë që e kemi pasur. Këta lojtarë meritojnë lëvdata, sepse sot dhanë gjithçka nga vetja. Kemi bërë një lojë shumë të mirë. Fitorja ndaj Ballkanit është diçka e mirë për të gjithë, sepse Ballkani është ekipi më i mirë, tri herë kampion i Kosovës dhe fitues i Kupës”, ka thënë Statovci të mërkurën për Kohën, transmeton Paparaci.

Rilindja shënoi fitore ndaj Ballkanit pas penalltive, me rezultat 11:10.

Pas eliminimit nga Kupa, trajneri i Ballkanit ka dhënë dorëheqje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci