Gjykata Speciale e Kosovës sot ka arrestuar Isni Kilajn, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun teksa po kryen bastisje në shtëpinë e Hajredin Kuçit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar operacionet që po i zhvillon në Kosovë, duke shtuar se procesi hetimor po përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.
