Të fundit

Kthehet dominimi i Trumpit me shtrëngim duarsh

Postimet në rrjetet sociale u bën virale në lidhje me dominimin e Donald Trumpit me shtrëngim duarsh përball presidentit francez, Emmanuel Macron të shtunën në Paris.

Presidenti i zgjedhur amerikan shkoi në Francë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së famshme të Notre Damit.

Kjo ishte vizita e tij e parë ndërkombëtare pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Trumpi është takuar me Macronin dhe shtrëngimi i duarve nxiti reagime të shumta.

“Macronit do t’i duhet masazh i duarve pasi atë ia ndrydhi Trumpi”, kishte shkruar njëri në një koment.

“Presidenti Trump u kthye me dominimin e liderëve me shtrëngimin e tij të duarve”, thuhej në një tjetër koment.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci