Kandidatja e LDK-së për deputete, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka njoftuar se një pjesë e madhe e qytetit të Gjilanit është pa energji elektrike.
Ajo ka thënë se edhe mërgimtarët kanë nisur të shkojnë si pasojë e territ në të cilin e kanë gjetur Kosovën për festat e fundvitit.
“Nga dje Gjilani dhe qytetarët janë pa rrymë. Më shumë se gjysma e qytetit në këto ditë të ftohta po përballen me mungesë rryme dhe askush nuk jep informacion”, ka shkruar ajo.
“Edhe mërgimtarët kanë nisur të kthehen. Pa investime, pa autostradë ,pa stadion, pa impiant, tani edhe pa rrymë”, ka shtuar ajo.
“Vallë, si ka ndërgjegje të vjen kryeministri në Gjilan, çka do të mashtrojë tani!?”, ka pyetur në fund Bunjaku-Rexhepi.
