Të fundit

Ushtarë të Policisë Ushtarake të KFOR-it dhe asaj të Zvicrës përfundojnë trajnimin e armëve

Ushtarët e Policisë Ushtarake të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale Lindje kanë përfunduar trajnimin e armëve së bashku me anëtarë të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatorsura Zvicerane, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO0-s.

“Puna së bashku me aleatët dhe partnerët tanë i mundëson KFOR-it të mbetet i gatshëm për t’u përgjigjur dhe mundëson ndërveprimin me ushtritë anembanë globit”, thotë KFOR-i në një njoftim.

Këto përpjekje janë “pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thotë misioni paqeruajtës i NATO-s.

KFOR-i përsërit se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i përsërit gjithashtu se po punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci