Miroslav Lajçak, i dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim në New York me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Në këtë takim, Lajçak dhe Guterres diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Lajçak shprehu kënaqësinë e tij për bisedën e zhvilluar dhe e vlerësoi informacionin dhe opinionet e Guterres lidhur me rajonin.
Ai e konsideroi takim të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në lidhje me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe avancimin e procesit të integrimit në BE.
Such an honour to meet with 🇺🇳 Secretary-General @antonioguterres. I enjoyed our conversation about the Western Balkans and 🇪🇺 enlargement and appreciate his insights and assessments. pic.twitter.com/IP3mieZAyG
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 8, 2025
