Të fundit

Nis procesi i regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta

Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile, 4 janar – 5 shkurt 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, më 9 shkurt 2025.

Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025.

Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

I. Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të
dalin nga shtëpia;

II. Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të
moshuarit dhe strehimore; dhe

III. Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për
shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci