Të fundit

Selver Xhelili nga inagurimi i Trump: Falënderova z. Grenell për kujdesin e tij për Kosovën

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Selver Xhelili mori pjesë në darkën e inaugurimit të rizgjedhjes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Xhelili tha se u takua edhe me të emëruarin Richard Grenell, emisarin special të Presidentit Trump për misione të posaçme.

Përmes një postimi ni Facebook ai tregoi se e ka falenderuar Grenell për kujdesin e tij për Kosovën si dhe i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Amerikës.

“Kisha kënaqësi të madhe që në çdo takim të këtyre ditëve të flas për Kosovën, e veçmas me z. Grenell, që është një figurë e çmuar e politikës amerikane dhe që ka interesim të veçantë për vendin tonë.
Miqësia SHBA-Kosovë mbetet e përjetshme, si me republikanët, ashtu me demokratët. Jemi me fat si popull shqiptar, për lidhjet speciale që kemi me Amerikën dhe ato duhet t’i mirëmbajmë vazhdimisht me bashkëpunim, partneritet e mirënjohje”, ka shkruar Xhelili.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci