Të fundit

Limaj: Prodhuesit vendorë janë baza e forcimit të shtetit

Kandidati për deputet nga Nisma, Fatmir Limaj, gjatë një vizite në një fabrikë prodhimi dyerësh dhe dritaresh në Ferizaj, theksoi rëndësinë e prodhuesve vendorë për zhvillimin dhe forcimin e shtetit.

Ai shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij, ku u njoftua nga afër me sfidat dhe problemet që hasin ata në operimet e përditshme.

Limaj kritikoi qeverisjen aktuale, duke thënë se bizneset vendore nuk po përfshihen si duhet në strategjitë e zhvillimit dhe forcimit të shtetit.

Ai shtoi se kjo do të ndryshojë më 9 shkurt, duke theksuar se ky është koalicioni që do të sjellë një Kosovë fituese, ku fokusi do të jetë tek veprat konkrete dhe përkrahja e sektorit të prodhimit. “Fuqizimi i prodhuesve vendorë është kyç për zhvillim, mirëqenie dhe avancim të gjithsecilit. Ne jemi të përkushtuar që prodhuesit vendorë të jenë në fokus për ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën,” përfundoi Limaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci