Të fundit

Në Kosovë ‘pa vendlindje’, në Shqipëri të atin me kombësi greke: Kush është Dejona Mihali?

Dikur një emër i panjohur në Kosovë, Dejona Mihali sot konsiderohet një nga figurat më të fuqishme jashtë institucioneve vendimmarrëse dhe ekzekutive.

Me një ndikim të jashtëzakonshëm në çdo vendim të qeverisë, e cila nuk është përballur asnjëherë me procesin e zgjedhjeve. Thuhet se ka fuqinë të ndikojë në vendime madhore, duke përfshirë edhe ndërprerjen e rrymës në vend.

Sipas Arlind Imerit, gazetar, e përshkruan atë si një figurë që ka fituar këtë ndikim përmes besnikërisë dhe përkushtimit ndaj Albin Kurtit.

“E njohur si bija e një greku, ka fituar një fuqi të madhe në skenën politike të Kosovës.Kjo fuqi i është deleguar nga Albin Kurti, dhe më vonë, për shkak të servilizmit dhe besnikërisë së treguar ndaj tij, ajo ka marrë avantazhe shtesë që e kanë çuar në këtë pozitë. Sot, ajo thuhet se kontrollon postimet e ministrave, ka ndikim të plotë mbi secilin deputet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndërhyn në çdo vendimmarrje, tha Imeri në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, gazetari Ardian Gaxheri thekson përçarjet e brendshme që ajo ka shkaktuar brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Përveç ndikimit të saj destruktiv, Dejona Mihali ka sjellë edhe përçarje brenda Vetëvendosjes”. Shumë zëra brenda lëvizjes, që nuk ndajnë mendësinë komuniste dhe kundërshtojnë centralizimin e vendimeve tek një individ, janë heshtur. Ka qenë pikërisht Dejona ajo që ka shuar këta zëra, duke mos lejuar që deputetët dhe anëtarët të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kjo situatë ka çuar në tensione dhe përçarje të brendshme brenda Vetëvendosjes”, tha tutje Gaxheri.

Në vitin 2023, Paparaci ka publikuar dy dokumente që tregojnë se Mihali është e regjistruar në Kosovë si person pa vendlindje e pa identitet, si dhe një dokument tjetër në të cilin babai i saj deklarohet me kombësi greke.

Dokumenti i parë tregon një raport të institucioneve të Kosovës me të dhënat e Mihalit. Ajo, sipas këtij raporti, nuk figuron të ketë deklaruar vendin e lindjes, qytetin e lindjes dhe kombësinë.

Në këtë dokument, Mihali ka vendlindje “të panjohur”, qytet të lindjes “të panjohur” dhe një zbrazëtirë te “nacionaliteti”.

Dokumenti i dytë paraqet të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri, të cilat i ka siguruar Paparaci. Dokumenti tregon se Aleksandër Mihali, babai i Dejona Mihalit, është i deklaruar me kombësi greke pranë autoriteteve shqiptare.

I lindur në Tiranë, Aleksandër Mihali është i deklaruar si pjesëtar i komunitetit grek në Shqipëri, tregon dokumenti. Emri i gjyshit të Dejona Mihalit, bazuar në dokument, figuron të jetë Leonidha. Emri i gjyshës: Figalia.

Nëna e Dejona Mihalit quhet Lindita Mihali. Ajo, pranë Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri është e deklaruar me kombësi shqiptare.

Njëjtë është deklaruar edhe Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është deklaruar me kombësi shqiptare, tregojnë të dhënat pranë Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci