Të fundit

Drejtori i Telekomit bëhet “zëdhënës” i Kurtit, fyen rëndë Klan Kosovën me ftesën për debatin për kryeministër

Militanti i Vetëvendosjes dhe drejtori financiar i Telekomit, Feim Kelmendi e ka luajtur rolin e zëdhënësit të Albin Kurtit teksa ka eskaluar me fyerje ndaj Klan Kosovës.

Klan Kosova më 26 janar ka ofruar hapësirën televizive për organizimin e debatit me kandidatët për kryeministra dhe këtu hyn në rol, Feim Kelmendi i cili thotë se kishte një bisedë dhe konfirmim nga Kurti.

Ai ka pretenduar se Kurti i ka thënë se është i gatshëm të shkojë në debat, por e ka vetëm një kusht.

“Klan serbia paska qe ofron mundesine te gjithe kandidateve per KM qe te organizoje debat dhe per kete eshte Klan serbia paska thene qe eshte i gatshem te jau plotesoje cfaredo kushti te kerkuar nga kandidatet”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

“Sapo pata nje bisede dhe konfirmim nga Albini se eshte i gatshem te shkoje ne debat por e ka vetem nje kusht te vockel: Pronaret e Klan serbia te urdherojne c’bllokimin e te gjitha llogarive bankare te Telekomit qe i kan bllokuar qe mbi 4 muaj dhe te heqin dore perfundimisht nga vazhdimi i plackitjes se dhjetrave miliona euro te kesaj kompanie publike, pasi ato jane para te shtetit”, ka thënë Kelmendi.

“Sa po te kemi nje konfirmim zyrtar nga Klan serbia do te ju njoftojme per orarin e debatit”, ka thënë ai.

Mirëpo më 29 janar, me qëndrim të njëjtë skandaloz si Kelmendi ka dalë edhe vetë Lëvizja Vetëvendosje.

“Ftesën tuaj për debat, për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta shqyrtojmë në momentin që korporata ‘Devolli’ ia kthen ndërmarrjes publike ‘Telekomi’ 62.6 milionë eurot e zhvatura”, thuhej në një komunikatë./Paparaci.com.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci