Të fundit

Hoti ironizon me pamjet tronditëse nga ura e Hasit: Për katër vjet nuk e rregulluan

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti ka ironizuar me gjendjen e rëndë të urës në Rogovë të Hasit.

Ai e ka cilësuar “urë moderne të Rugovës së Hasit”, por gjendja është krejt tjetër.

“Për 4 vite qeverisje nuk kanë arritur ta rregullojnë urën në fshatin Rogovë të Hasit. Kaq për qeverisjen e tyre të dobët”, ka thënë Hoti.

“E kam ngritur shumë herë çështjen e kësaj ure por kjo qeveri nuk ka ndërmarrë veprime dhe qytetarët e kësaj ane malltretohen tash e 4 vite nëpër këtë rrugë që është e papërshtatshme dhe e rrezikshme njëkohësisht”, ka thënë ai.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci