Të fundit

22-vjeçarja në Malishevë e rrah nënën dhe vëllain, intervenon Policia

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Malishevë, ku një vajzë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij.

Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e dyshuara e moshës 22-vjeçare i ka goditur ata me shqelma dhe më pas ka eskaluar në kanosje me thikë.

Përballë kësaj situate, familja e ka denoncuar rastin në Polici, ku kanë kërkuar ndihmë.

Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarën dhe i njëjta është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci