Të fundit

A duhet të shtrëngohen masat, flet pulmologu Marku

Rastet e shtuara me Omicron mund të rëndojnë sistemin shëndetësor në vend, po vlerëson pulmologu, Flamur Marku.

Marku në një prononcim për Paparaci tha se masat duhet të shtrëngohen, pasi që përpos Coronavirusit, aktual është edhe gripi sezonal e që po e vështirëson gjendjen.

“Meqenëse ka filluar një rritje e ndjeshme e rasteve pozitive me Covid-19 dhe meqë kemi të pranishëm variantin Omircron duke e dit edhe përhapjen e shpejtë të këtij varianti besoj shumë që masat duhet të shtrëngohen sa më parë në mënyrë që të mos rëndohet sistemi shëndetësore, duke pas parasysh këtu se tani përballemi edhe me sëmundjet e sezonës së dimrit që shkaktojnë probleme te theksuar në mushkëri”, tha ai për Paparacin.

Më 26 dhjetor 2021, Kosova zbuloi rastet e para me variantin Omicron të Coronavirusit dhe përmbylli një vit me një situatë të qetë epidemiologjike.

Më herët gjatë dhjetorit, Kosova dërgoi mbi 70 mostra pozitive për analizim në një laborator në Gjermani për të parë nëse në to kishte prani të variantit Omicron.

Ndërkaq, disa studime të kryera në botë kanë sugjeruar se varianti Omicron mund të jetë më i lehtë se Delta, i cili aktualisht është variant dominues në Kosovë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci