Të fundit

Emini: Një koalicion VV-PDK mund të bëhet i mundshëm, por vetëm në një rast

Një skenar bashkëpunimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës mund të “bëhet i mundur” vetëm në rast të vënies në tryezë të postit të presidentit, shprehet Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit.

Emini, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, thotë se LDK-ja veçse e ka refuzuar plotësisht çdo lloj bashkëpunimi me LVV-në.

Mirëpo, ajo thotë se bashkëpunimi me dy partitë e mëdha opozitare bie ndesh me ambicien e Kurtit për të qeverisur i vetëm.

“Edhe pse Vetëvendosje dhe partitë opozitare – PDK e LDK – kanë mjaftueshëm vota për të krijuar bllokime në Kuvend, asnjëra palë nuk i ka numrat për të formuar Qeverinë e vetme. Për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, hyrja në një koalicion me një nga këto parti nuk përjashtohet si mundësi, edhe pse bie ndesh me ambicien e tij për të qeverisur i vetëm – një stil që ka ngjashmëri me qasjen autokratike të (kryeministrit hungarez) Viktor Orbanit, ku konsolidimi i shumicës shihet si mënyrë për të qeverisur ‘me duar të lira’”.

“Nga ana tjetër, për PDK-në dhe LDK-në një bashkëpunim me Vetëvendosjen është shumë më kompleks. Të dyja partitë ndodhen në faza të brishta të rikonsolidimit të brendshëm dhe janë të vetëdijshme se një hyrje në koalicion me një partner të vështirë si Vetëvendosja mund të kthehet në një bumerang politik. Edhe pse qasja në pushtet do të ishte joshëse pas një qëndrimi të gjatë në opozitë, kostot politike të një koalicioni të tillë mund të jenë më të mëdha sesa përfitimet”.

“Deri tani nuk ka sinjale konkrete për një marrëveshje të mundshme. LDK-ja e ka refuzuar publikisht ftesën e Vetëvendosjes, ndërsa për PDK-në, një skenar bashkëpunimi mund të bëhet i mundur vetëm nëse në tryezë vihet edhe pozita e presidentit – një formulë që në të kaluarën është aktivizuar në momentet e fundit”, thotë Emini.

Megjithatë, ajo i sheh të mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare edhe më herët.

Më 15 prill do të mblidhet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës deputetët do të japin betimin. Në rendin e ditës, në seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, është edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Konstituimi i Kuvendit do të hapë rrugën për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.

Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është e para që ka të drejtë të tentojë ta formojë ekzekutivin e ri. Megjithatë, Kurti ende nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme për formimin e Qeverisë.

Dy partitë e mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas Donikës Emini, kanë dhënë shenja se mund të bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, i cili duhet të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje, që do t’i hapte rrugë konstituimit të plotë të këtij institucioni si dhe formimit të Qeverisë së re.

Emini thekson se situata aktuale paraqet “një moment testimi për klasën politike – një provë për të treguar nëse është e gatshme të menaxhojë dallimet me përgjegjësi dhe në interes të vendit”.

Kosovës, sipas saj i nevojitet një Qeveri legjitime, e cila duhet të zgjidhë izolimin e saj të vazhdueshëm nga BE-ja, të adresojë masat ndëshkuese nga BE-ja, të cilat janë më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – si dhe të angazhohet për heqjen e tyre.

Në raport me dialogun dhe çështjen e procesit të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Emini vlerëson se më shumë mund të japë rezultate një Qeveri e formuar nga opozita sesa nga Lëvizja Vetëvendosje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci