Të fundit

Autobusët e rinj në kryeqytet, mbahet takimi për mbarëvajtjen e procesit të prokurorimit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë mbajtur takim për mbarëvajtjen e procesit të prokurimit të autobusëve të rinj.

Rama thotë se qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për mbarëvajtjen e procesit të prokurimit të autobusëve të rinj.

“Zhvilluam një takim të rëndësishëm ndërmjet përfaqësuesve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Komunës së Prishtinës dhe NPK Trafiku Urban Prishtinë. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për mbarëvajtjen e procesit të prokurimit të autobusëve të rinj si dhe për mundësitë e optimizimit të proceseve të tjera që lidhen me transportin publik në kryeqytet”, ka shkruar Rama.

Ai u shpreh tutje se “Ky bashkëpunim i ngushtë me BERZH është dëshmi e angazhimit tonë për një sistem të transportit më efikas, më të qëndrueshëm dhe më të aksesueshëm për qytetarët e Prishtinës”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci