Të fundit

Kadrijaj: Dehari kërkoi që të formohet një komision tjetër, e kundërshtuam

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi që të ‘‘formohet ndoshta edhe një si komision tjetër ad hoc, gjë që është kundërshtuar.

Kadrijaj tha se komisioni e ka kryer punën e tij dhe se sot është dashur që seanca të vazhdojë aty ku ka mbetur herën e fundit.

“Nga kryesuesi u kërkua që të formohet ndoshta edhe një komision tjetër ad hoc, gjë që e kundërshtuam, për shkak se ka qenë një komision ad hoc, komisioni e ka kryer punën e tij. Sot është dashur të vazhdojë aty ku kemi ngelur. Kaq kanë të drejtë, kaq është dashur të bëhet dhe jo të thirren konsulta dhe të kërkohet të formohet një komision i ri. Qëndrimet i kemi të njëjta, kjo qeveri ka bërë shkelje, po vazhdon të shkelë kushtetutën’’, tha Kadrijaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci