Analisti Vehbi Kajtazi deklaroi se përgjigjja e Lumir Abdixhikut është politikisht korrekte në raport me një letër, siç tha, tepër të poshtër të Kurtit.
“E kam thënë se nëse do ta angazhosh Kurtin për ta përshkruar veten se sa i poshtë është, thuaj shkruaje dhe ai në atë letër i ka krejt”.
“Synimin e parë që e ka pasur Kurti është se e ka përshkruar LDK-në si një lloj prostitute që është shitur te partitë tjera politike, veçanërisht te PDK-ja. Pastaj ka goditur direkt në mirëbesim brendapërbrenda LDK-së sepse thotë ‘ata që janë kundër meje, s’janë më’, që nënkupton se ata që kanë qenë kundër Kurtit në fakt i ka eliminuar Abdixhiku”, deklaroi Kajtazi në emisionin Rubikon.
