Të fundit

Merz viziton Parisin dhe Varshavën, në udhëtimin e parë jashtë vendit si kancelar

Një ditë pas zgjedhjes së tij në parlamentin gjerman si kancelar, Friedrich Merz nisi sot udhëtimin e parë jashtë vendit – duke vizituar fillimisht Francën dhe më pas Poloninë.

Në Paris, Merz ka planifikuar të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, për të diskutuar mënyrat se si Evropa mund të bëhet më e pavarur pas ndryshimit rrënjësor të kursit të politikës së jashtme të SHBA-së nën drejtimin e presidentit, Donald Trump.

Në Varshavë, kryeministri polak Donald Tusk pritet të diskutojë çështjen e emigracionit, si dhe luftën ruse kundër Ukrainës.

Më herët, Merz njoftoi se do të kishte një shtrëngim të kontrolleve kufitare dhe një rritje të kthimit të emigrantëve – që nga dita e tij e parë e tij në detyrë.

Megjithatë, Polonia është skeptike në lidhje me masat.

Merz u zgjodh dje kancelar në një përpjekje të dytë, pasi pësoi një humbje historike në raundin e parë të votimit në Dhomën e Ulët.

Megjithatë, në mbrëmje, ai u emërua zyrtarisht kancelar i Gjermanisë – dhe do të qëndrojë në detyrë për katër vitet e ardhshme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci