Të fundit

Putin përdor fjalimin gjatë paradës për të komentuar luftën ndaj Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin mbajti një fjalim 10 minuta të gjatë, para trupave ruse dhe udhëheqësve nga rreth 20 vende të mbledhura sot në Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, një përvjetor që festohet për të katërtin vit radhazi në hijen e konfliktit në Ukrainë.

“Në Rusi, Dita e Fitores është festa më e rëndësishme”, tha Putin, duke theksuar se vendi i tij i kujton mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk do të pranojë kurrë shtrembërimin e ngjarjeve të saj.

Presidenti rus i kërkoi turmës së mbledhur të mbante një minutë heshtje në kujtim të të vdekurve të “Luftës së Madhe Patriotike”, teksa të ftuarit në tribuna që u ngritën nga vendet e tyre për të treguar respekt.

Presidenti rus iu referua gjithashtu në fjalimin e tij “operacionit special ushtarak” në Ukrainë, duke thënë se i gjithë populli mbështet trupat.

“E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. I gjithë vendi, shoqëria dhe populli mbështesin ushtarët që po marrin pjesë. Jemi krenarë për guximin dhe vendosmërinë e tyre. Për këtë forcë shpirtërore që na ka sjellë gjithmonë vetëm fitore”, tha Putin.

Pas fjalimit të presidentit rus, nën muret e Kremlinit filloi një paradë e madhe ushtarake, në të cilën morën pjesë presidentët e Kinës Xi Jinping dhe Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, si dhe udhëheqësit e aleatëve të Rusisë, si Kazakistani, Bjellorusia, Vietnami, Armenia, Kuba dhe Venezuela.

Pavarësisht politikës së izolimit të promovuar nga Perëndimi, kryeministri sllovak Robert Fico, duke sfiduar thirrjet e Bashkimit Evropian dhe kreu i shtetit serb Aleksandar Vuçiq janë gjithashtu të pranishëm, si dhe kryetari i enklavës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili kërkohet nga drejtësia boshnjake.

Ushtarë nga 13 vende të tjera morën pjesë në paradën e madhe në Sheshin e Kuq, përfshirë ushtarë nga Kina, Vietnami, Burma dhe Egjipti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci