Të fundit

Deputetja e PDK-së akuzon Gërvallën për “goditjen” e rivalëve politikë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për ndëshkime brenda MPJ-së.

Musliu-Shoshi i është drejtuar Gërvallës duke i thënë se “dështimin tënd në politikën e jashtme; skandalet e vazhdueshme, asnjë njohje e asnjë anëtarësim NUK mund ta justifikosh me një referat me anë të të cilit po paralajmëron spastrime politike brenda Shërbimit të Jashtëm, duke shkelur ligjet në fuqi e duke e de-funksionalizuar edhe më tej diplomacinë tonë”.

Tutje, ajo ka thënë se ndryshimet e brendshme është dashur të jenë të përfunduara deri më tani, e jo tek të fillojnë.

“Projektligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Projektligji për Shërbim të Jashtëm e ai për Disaporë është dashur të vie në Kuvend qershorin e kaluar, akoma s’kanë ardhur”, tha Musliu-Shoshi.

Po ashtu, ajo ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe ish Ministria e Diasporës është dashur të jenë të fuzionuara deri më tani, “por akoma s’ka as organogram të unifikuar”.

“Ky postim i fundit i joti është tregues i qartë që deri më tani, e gjithë çka është bërë nga MPJD nën lidershipin tënd nuk kanë qenë reformat, por identifikimi i ‘kundërshtarëve’ për t’i goditur ata më pas”, ka thënë ajo.

“Pozita e shefes së diplomacisë nënkupton bërjen dhe udhëheqjen e politikës së jashtme të vendit, e jo mikromenaxhimin e brendshëm për të qëruar hesape me ata që mendojnë ndryshe”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci