Të fundit

U raportua si donator i VV-së, Bajrami tallet me drejtorin e ri të KEK-ut: Artanja tha se është djalë i mirë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e djeshme të pushtetit karshi protestës së bizneseve, ku për dy orë mbyllen hyrje-daljet në Prishtinë.

Bajrami në postimin e saj kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që protestën e quajti “barrikadë”  dhe ministren Rizvanolli që tha se bizneset po përdoren nga opozita.

“…deri me tani asnjeri e as tjetri asnjë edhe një fjalë se kanë thënë për 160 milionë euro qarkullim me energji të kompanisë NOA dhe miliona euro fitim në kurriz të qytetarëve nga EFT-ja e Vuk Hamoviçit vetëm për transport të energjisë.”, shkroi deputetja.

Tutje, ajo ironizoi pak edhe me drejtorin e ri të KEK-ut.

“Mos të harrojmë: Ai donatori i LVV-së që i zgjedhë drejtor i KEK-ut, Artanja tha është djalë i mirë e profesionist s’ka më.”, përfundoi Bajrami.

Ylber Batalli është drejtori i ri i KEK-ut. Sipas raportimeve në media, edhe ai po del të ketë lidhje me pushtetin.

Në vitin 2021, saktësisht më 19 janar 2021, Ylber Batalli kishte dhënë donacion 300 euro për këtë parti.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci