Të fundit

Gruaja e Dardan Molliqajt, kandidate për kryetare të Prishtinës

Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri dhe bashkëshortja e liderit të PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetare të Komunës së Prishtinës.

Ajo pritet të garojë nën logon e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Shahini u shpreh se Prishtina ka nevojë për një “ndryshim rrënjësor”.

“Para katër vitesh jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fort, që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por i cili ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. është një qytet kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbra…Prishtinës i duhet një ndryshim radikal e kahje e zhvillimit. Unë dua të jem pjesë e ndryshimit andaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale 2025”, ka deklaruar Shahini.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci