Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, dy ministrat ekstremistë të koalicionit qeverisës së Benjamin Netanyahut në Izrael, kanë reaguar menjëherë pas raportimeve për prishjen e armëpushimit nga Irani të martën.
Reagimet e tyre në platformën sociale X sugjerojnë se izraelitët do të përgjigjen ashpër ndaj sulmeve të Iranit me raketa disa orë pas arritjes së armëpushimit.
Ben-Gvir, i cili është ministër i Sigurisë Kombëtare, ka publikuar dy emotikone në postimin e tij. Një prej tyre që shfaq një emotikon zjarri.

Ndërsa, Bezalel Smotrich, kryetar i Partisë Religjioze Zioniste dhe ministër i Financave, shkroi shkrutimisht se “Tehrani do të dridhet”.
Të dy ministrat, të cilët konsiderohen si krahu më ekstrem i qeverisë izraelite, janë vendosur nën sanksione nga Mbretëria e Bashkuar në qershorin e këtij viti.
Sanksionet ndaj tyre ndërlidhen me dyshimet për ncitje të dhunës kundër komunitetit palestinez në Izrael.
Të dyve u është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe.
Kjo është pjesë e një pakete të përbashkët sanksionesh me Australinë, Norvegjinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re të.
