Të fundit

Mbytet 50-vjeçari në plazhin e Durrësit

Rreth orës 14:30, në zonën e sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Burime nga vendi i ngjarjes thone për ABC news se 50 vjeçari ishte duke u lare disa metra larg bregut dhe në një moment dallgët e kanë tërhequr në thellësi.

Kanë qenë plazhistët e tjerë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga uji dhe gjithashtu tentuan t’i jepnin ndihmën e parë por 50 vjeçari nuk ka mundur të mbijetonte.

Në zonën e sektorit Rinia, e cila ndodhet disa dhjetra kilometra në veri të qytetit të Durrësit është një zone e rrezikshme sidomos pas orës 13.00 kur edhe bregdeti përfshihet nga dallgë të larta.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci