Të fundit

Pacolli tregon për divorcin e tij, bën thirrje për ndalje të dhunës ndaj grave

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë thirrje për zero tolerancë për dhunën ndaj grave.

Ai madje ka ndarë edhe një pjesë të përvojës personale të tij të divorcit me mesazhin që s’duhet mbajtur inat apo urrejtje.

“Burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima, as fetarë. Unë vetë jam divorcuar në lidhjen time të mëparshme, ndoshta me pikëllim për humbjen e një personi, me të cilin kisha ndarë një pjesë të jetës sime, pa asnjë ndjenjë turpi, inati apo zilie dhe asnjë ndjenjë urrejtjeje, inati apo hakmarrjeje për të. Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën dhe asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë nënën e tij. Zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Pacolli.

Reagimi i tij vjen pas vrasjes së një gruaje në Llaushë të Skenderajt, që dyshohet se ishte burri i saj që ia mori jetën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci