Të fundit

Lushaku për Paris Gurin: Në Kuvend u sulmua një zë i ri që guxon të kërkojë llogari

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, i ka dalë në mbrojtje kolegut të saj, deputetit Paris Guri.

Pas “sulmeve” nga deputetët e ish-pozitës në Kuvend, Lushaku ka thënë se këto veprime nga deputetët e mazhorancës vetëm e ngrisin më lartë Gurin.

Sipas Lushakut, deputeti Guri përfaqëson një politikë të ndershme, të guximshme, dhe plot dinjitet.

“Sot, në Kuvend u sulmua jo një deputet, por një zë i ri që guxon të kërkojë llogari.
Paris Guri nuk heshti përballë korrupsionit dhe nepotizmit asnjëherë. E tha troç, me kurajo dhe integritet, siç duhet të flasë çdo përfaqësues i popullit. Sulmet ndaj tij nuk e ulin Parisin, por e ngrisin edhe më lart. Ai përfaqëson një politikë që po lind: të ndershme, të guximshme, dhe plot dinjitet. Kjo është fytyra e re e përfaqësimit. Dhe ne jemi me të”, thuhet në postimin e saj në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci