Të fundit

VV-ja mohon propagandën me Ujmanin, mesazh ambasadës gjermane

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Ambasadës gjermane në Kosovës pas shqetësimit që ajo ka ngrehur ndaj “përpjekjeve për ta politizuar zbarkimin e sotëm të një ekipi të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit”.

Manxhuka ka hedhur poshtë deklaratat e Ambasadës gjermane se imazhet e publikuara nga LVV-ja nga operacioni i FSK-së janë të manipuluara për të promovuar narrativë të rrejshme. Manxhuka ka thënë se ambasada është vënë në lajthitje mbi lajme të rreme.

“Është shumë me rëndësi që në epokën e lajmeve të rreme reagimet të jenë të bazuara në fakte dhe të vërtetën dhe jo të shtresëzohen mbi lajme të rreme. Në të vërtetë vet lajmi për manipulimin e fotografisë nga ana e VV-së është fake nëse çka duhet se ju ka vendosur në lajthitje edhe vet juve”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar komunikatë për media në lidhje me politizimin që Lëvizjes Vetëvendosje i bëri dërgimit të një njësiti të specializuar të FSK-së në veri për qëllime humanitare.

VV këtë e paraqiti si “FSK zbarkon në veri”, madje ambasada Gjermane shprehet e shqetësuar edhe për raportimet që tregojnë manipulimet me fotografi nga LVV duke shmangur shoqërimin e KFOR-it.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci