Të fundit

Mërgimtari akuzon shoferin e autobusit që u rrotullua në Serbi

Njëri nga udhëtarë te autobusit “Zhitia Turist” që u rrotullua mbrëmjen e së martës në Serbi ka hedhur akuza ndaj drejtuesit të automjetit.

Ai tha se shoferi i cili po voziste autobusin në fjalë, nuk la kë pa e tejkaluar dhe se kjo ishte arsyeja që çoi më pas deri tek aksidenti.

Taulant Thaçi në publikimin e tij në Facebook tha se para aksidentit, shoferi nuk la automjet pa tejkaluar dhe në rastin e fundit ishte duke tejkaluar kamionin që bënte pastrimin e borës, por që nuk e arriti, shkruan Sinjali.

“Fal zotit shpëtuam, pasi te gjitha gazetat thanë se aksidenti u bë shkaku i rrugës se pa pastruar për ta larguar fajin nga kompania apo shoferi desha të tregoj saktë si pjesëtar i autobusit qe isha ulur para dhe e pash të gjithë ngjarjen, shoferi nuk la automjet pa kaluar automjet apo kamion dhe në rastin e fundit ishte duke e tejkaluar kamionin i cili bënte pastrimin e rrugës po qe nuk arriti”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci