Me shumicë votash, janë zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
Tri partitë më të mëdha kanë arritur konsensus për votim të nënkryetarëve në pako.
Pro votimit të tyre, në pako, ishin 101 deputetë. Nëntë të Listës Serbe abstenuan.
Albulena Haxhiu është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit e cila u propozua nga Vetëvendosje, ndërkohë nga LDK e PDK, janë propozuar dhe zgjedhur Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala.
Më herët, deputetët kanë zgjedhur kryeparlamentar Dimal Bashën.
