Të fundit

Podujevë: Qytetarët ankohen për mosmarrjen e mbeturinave

Qytetarët e Podujevës po ankohen se prej mëngjesit të së martës, kur ishte paraparë që kompanitë e pastrimit të largonin mbeturinat, ato ende nuk janë marrë nga disa pika të qytetit.

Banorët raportojnë se plehrat e grumbulluara po krijojnë erë të rëndë dhe po tërheqin qentë endacakë, duke rrezikuar higjienën dhe sigurinë publike.

Nga ana tjetër, deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga kompania e pastrimit apo autoritetet komunale lidhur me vonesën.

Qytetarët kërkojnë që situata të zgjidhet sa më shpejt, pasi përveç shqetësimeve të përditshme, mbeturinat paraqesin edhe rrezik shëndetësor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci