Të fundit

Arrestohet një polic i Njësisë Speciale, IPK rekomandon suspendimin e tij

Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor të Njësisë Speciale Operative në Vushtrri.

Sipas njoftimit, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

IPK ka kërkuar suspendimin e tij.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë/Vushtrri, 4 shtator 2025

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në kuadër të një hetimi të përbashkët me Policinë e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative (Divizioni i Njësive Speciale).

Të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë lidhur me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe me autorizim të organeve të drejtësisë, hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jeton i dyshuari.

IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci