Skuadra e Galatasarayt mbrëmë e mposhti minimalisht 1:0 Liverpoolin në UEFA Champions League.
Një atmosferë e jashtëzakonshme mbizotroi mbrëmë në stadiumin e klubit nga Turqia.
Këtë e tregon më së miri edhe futbollisti egjiptian, Mohamed Salah. Ai thotë se kësi atmosfere nuk e ka përjetuar asnjëherë në karrierë.
“Nuk kam luajtur kurrë në një atmosferë të tillë në jetën time. Ishte shumë e vështirë për t’u përqendruar. Zhurma ishte shurdhuese dhe nuk mund ta përballonim. Urime për këtë fitore Galatasaray”, u shpreh Salah pas ndeshjes.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi nigerian, Victor Osimhen nga pika e bardhë e penalltisë.
