Të fundit

FSK-ja futet gabimisht në veri

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar se disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) sot kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut.

Ai ka treguar rrugën që kanë gabuar do mjete të FSK-së.

Në një prononcim për “Kosovoonline”, Elshani ka thënë se ata në këtë pjesë kanë qëndruar pak minuta në një stacion karburanti, derisa policia e Kosovës i ka parë dhe ka pyetur për situatën.

Më pas, ai ka treguar se nën përcjellje të policisë, automjete në fjalë janë larguar nga veriu.

“Shoferët bënë një gabim, ose më saktë, gabimisht konvoji kaloi urën lindore përmes lagjes së Boshnjakëve dhe kaloi Shkollën Teknike dhe arriti te ish-stacioni i benzinës NIS, ku iu afruan oficerë policie. U tha se ata morën rrugën e gabuar. Policia e Kosovës shoqëroi konvojin e automjeteve drejt urës në Dudina Krs, nga ku u kthyen në Mitrovicën Jugore”, ka thënë Elshani.

Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga FSK-ja.

“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e tyre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci