Të fundit

Sefaj: Kosova ka nevojë për qeveri të re, jo për administratë që vetëm harxhon

Ali Sefaj ka theksuar se mungesa e një qeverie me mandat të plotë nuk rrezikon pagat apo funksionimin teknik të shtetit, por ndalon zhvillimin dhe përparimin e vendit.

Sipas Sefajt, në mungesë të një buxheti të ri, zbatohet neni 24 i Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike, i cili lejon përdorimin e buxhetit të vitit paraprak në mënyrë të përkohshme, zakonisht në nivelin 1/12 për çdo muaj, deri në formimin e qeverisë së re.

Megjithatë, ai thekson se një situatë e tillë pengon nisjen e projekteve të reja, rritjen e pagave dhe investimet kapitale.

“Por kjo gjendje e ndal zhvillimin: nuk lejon projekte të reja, rritje pagash apo investime të reja kapitale. Buxheti mund të përdoret vetëm për paga, mëditje, shpenzime të domosdoshme dhe projektet që janë në vazhdim. Shteti funksionon teknikisht, por nuk ecën përpara.

Ndërkohë, një qeveri që i ka përfunduar mandati, si kjo aktuale, nuk mund të propozojë buxhet të ri dhe as të nxjerrë akte nënligjore, apo vendime me pasoja financiare. Ajo nuk ka më mandat politik, vetëm detyrë administrative për ta mbajtur sistemin gjallë”, thotë Sefaj.

Ai ka bërë thirrje për formimin e një qeverie të re nga opozita, me qëllim që, sipas tij, të ndalet “abuzimi me buxhetin publik” dhe të rikthehet kontrolli demokratik mbi financat e shtetit.

“Prandaj është e domosdoshme formimi i qeverisë së opozitës, për t’u ndalur abuzimi me buxhetin publik, për të rikthyer kontrollin demokratik mbi financat e shtetit dhe për të mos lejuar që një qeveri pa mandat të blejë vota me paranë e qytetarëve. Kosova ka nevojë për qeveri të re, jo për administratë që veç harxhon, por për qeveri që udhëheq dhe zhvillon, duke e ndalë abuzimin e qeverisë Kurti.

Nëse opozita nuk e krijon qeverinë dhe nuk ia heq Kurtit mundësinë e abuzimit dhe blerjes se votave me premtime dhe buxhet publik, ne duhet ta ndëshkojmë opozitën prap me votë. Nuk na duhet opozitë qe nuk guxon me marrë përgjegjësi dhe qe e lejon Kurtin të sillet si monark absolutë edhe pse ai është veç deputet i cili e mban në mënyrë të kundërligjshme postin e kryeministrit. Nëse opozita nuk ka guxim me marrë përgjegjësi, ne duhet me votu prap Albin Kurtin, qe se paku formalisht kuvendi të këtë kontroll mbi qeverinë!”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci