Të fundit

Osmani: Kam propozuar disa rrugëdalje, do të pres deri më 5 nëntor

Presidentja Vjosa Osmani ka treguar propozimet e saj për të dalë nga kriza politike, pasi që takimi i fundit mes liderëve politikë nuk ka sjellë ndonjë kompromis.

Osmani është deklaruar për media pas përfundimit të takimit, ku ka bërë të ditur se do të pres deri më 5 nëntor për të parë nëse do të ketë një propozimi tjetër për mandatarin e dytë.

Ajo ka thënë se do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e saj kushtetuese në mënyrë që vendi të mos shkojë drejt një krize të re.

“Si presidente i kam 10 ditë nëse mandatohet mandatari i dytë apo jo dhe ky afat skadon me 5 nëntor, deri atëherë do të konsultohemi përsëri me ta. Kushdo që ka gatishmëri që të takohemi përsëri unë do t’i pres në takim. Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kanë lënë në diskrecion presidenten për mandatimin e mandatarit të dytë që më së largu do të jetë më 5 nëntor. A do të ketë propozim apo jo është çështje e partive politike”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se ka ofruar edhe një opsion në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm në mënyrë që vendi të mos shkojë drejtë një krize të re.

Osmani ka propozuar zgjatje buxhetore.

“Çështja e dytë që e kam ngritur është nëse do të mund të gjejmë një rrugë për procedim të buxhetit dhe planit të rritjes. Nuk kishte gatishmëri për procedim të buxhetit që sot u miratua nga Qeveria, megjithatë unë propozova që të miratohet zgjatja buxhetore, në mënyrë që së paku deri më 31 mars të mos përballemi me një situatë ku nuk kemi paga, sepse një numër i madh i qytetarëve varen nga pagat. Rrjedhimisht propozimi im ishte që të gjejmë rrugë përpara. Është propozuar gjithashtu se në rast të një krize në bazë të nenit 79 të Kushtetutës unë kam të drejtë inicimin e nismave legjislative”, ka thënë Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci