Të fundit

VV-ja iu bën thirrje komisionerëve: Mbrojeni fitoren e qytetarëve

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së vendvotimeve e publikimeve të EXIT-POLL-eve nga tri kompani të ndryshme.

Përmes një postimi në Facebook, LVV-ja iu ka bërë thirrje komisionerëve e vëzhguesve të tyre që të kenë kujdes deri në numërimin e votës së fundit.

“Të dashur komisionerë, Ju mbani tani në duar të ardhmen e qytetit tuaj. Të nderuar komisionerë e vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mbrojeni fitoren e qytetarëve!
E vërteta qëndron te numërimi deri në votën e fundit, andaj ju bëjmë thirrje për vigjilencë.
Suksese deri në fitore! Jemi me sytë nga ju!”, thuhet në postimin e tyre.

Sipas EXIT-POLL-eve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar vetëm në Fushë Kosovë dhe Gjilan, ndërsa ka humbur në komunat tjera ku ishte në balotazh. Më kryesoret në Prishtinë e Mitrovicë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci