Të fundit

Halimi, Kurtit dhe Muratit: Kthejuni arsyes shtetërore, buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi kërkon që buxheti i kryeqytetit të zhbllokohet.

Halimi tha se taktikat akuzuese dhe përplasjet politike në kurriz të qytetarëve duhet të marrin fund menjëherë.

“Lojërat politike dhe taktikat akuzuese ndaj tjerit, në kurriz të qytetarëve të Kryeqytetit duhet të marrin fund. Buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet, ndryshe, kjo qasje nuk lidhet më as me politikë, por me ndjeshmërinë ndaj njeriut si qenie. Jo të premten pasdite, po secilën ditë!”, shkroi ajo.

Deputetja u shpreh e habitur se deri ku ka arritur, sipas saj, propaganda institucionale.

“Është e pabesueshme se si mund të bëhet propagandë deri në këtë pikë, sa të rrezikohet madje edhe mirëqenia e qytetarëve. Prishtina gjeneron të hyra vetanake, edhe ato i ka bllokuar Qeveria – ato nuk lidhen direkt me buxhetin e shtetit: Qytetarë mos lejni t’ju mashtrojnë! Albin Kurti dhe Hekuran Murati, kthejuni arsyes shtetërore!”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci