Të fundit

Flamur Noka lapsus gjatë urimit: Sot dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike në Shqipëri, Flamur Noka ishte sot në Vlorë, për të bërë homazhe në varrin e Ismail Qemalit me rastin e 28 Nëntorit.

Gjatë prononcimit të tij për mediat, teksa po uronte Festën e Pavarësisë, Noka bëri një lapsus, kur tha se “Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë”.

“PD në këtë ditë Feste Kombëtare, ditë të shenjtë për kombin shqiptar, uron gëzuar këtë festë, këtë ditë të madhe çdo shqiptari. Është 28 Nëntori, dita kur Skënderbeu ngriti Flamurin në Vlorë… kur Skënderbeu ngriti Flamurin në Krujë, dhe Ismail Qemali ngriti Flamurin në Vlorë”, tha ai, duke e korrigjuar shpejt lapsusin e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci