Të fundit

Inflacioni në Kosovë në shkallën më të lartë që nga koha e pandemisë së Covidit

Agjencia e statistikave tha se gjatë muajit nëntor më së shumti u shtrenjtuan, energjia elektrike me 15.5%, produktet ushqimore me një mesatare prej 8.5%, mishi për 13.7%, pemët për 16.1%. Ndërsa rritje të çmimeve patën edhe produktet e qumështit dhe vezët të cilat në nëntor u shtrenjtuan për 10.5%. Sipas shënimeve statistikore: një kilogram mish mesatarisht shitet me 12 euro kurse 30 kokrra vezë mbi 5.5 euro.

Aktualisht Kosova është e para në Ballkan me shkallën e inflacionit në muajin nëntor që ka arritur në 5.3% përderisa në Maqedoninë e Veriut 4%. Shqipëria ka arritur të mbajë një kosto të ulët të jetesës pasi shkalla e inflacionit është e ngjashme me vendet e BE-së, 2.2%. Në Kosovë çmimet e produkteve ushqimore janë gati dyfish më të shtrenjta se në BE. Aktualisht, shqetësimi më i madh i qytetarëve janë faturat e larta të energjisë elektrike, fatura të cilat nëpër të gjitha vendet Evropiane por edhe të rajonit kanë pësuar ulje. Çmimet më të larta të produkteve në Kosovë në krahasim me vendet Evropiane i konfirmojnë edhe qytetarët.

“Unë jetoj në Kroaci dhe këtu disa produkte janë shumë më të shtrenjta.”, tha ai.

“Më së shumti edhe ma e rana është rryma, çdo muaj shkon tu u shtrenjtua, se mos të flasë për vezët që janë ba 6 euro, e vaji e këto tjerat…”

“Veç merrni faturat e rrymës edhe i shihini, politikë ma të keqe kurrë nuk ka pas në Kosovë…”, u shpreh një qytetar tjetër për rtv21

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të ekonomisë Lulzim Beqiri, ngre alarmin se shkalla e inflacionit rrezikon të rritet edhe më shumë.

“Po çmimet rrezikojnë të rriten edhe më shumë sepse dihet që në fund të vitit gjithmonë janë rritur çmimet, ndërsa ardhja e mërgimtarëve, diasporës do ta ketë ndikimin e vet…”, tha Beqiri për rtv21.

Ndryshe Kosova po shënon shkallën më të lartë të inflacionit që nga pandemia Covid. Shkaktar kryesor i rritjes së inflacionit thuhet të jetë shtrenjtimi i vazhdueshëm i energjisë elektrike qoftë për bizneset qoftë për ekonomitë familjare dhe mungesa e investimeve kapitale, investime të cilat do të mundësonin qarkullimin më të madh të mjeteve financiare, hapjen e vendeve të punës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci