Të fundit

Kurti i çon mesazh Osmanit: S’i kemi borxh ta bëjmë presidente

Vjosa Osmani nuk është figurë konsensuale për presidente, sipas Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë sot se shefi i qeverisë nuk i ka borxh presidentes aktuale.

Zulfaj, lidhur me situatën aktuale politike për zgjedhjen e presidentit të ri, ka thënë se Osmani “ka qenë gjithmonë figurë partiake”, dhe se, VV nuk ia ka “borxh” Osmanit që ta bëjë presidente.

“Albin Kurti është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt që ka fituar mbi 51% të votave. Hapi i parë i tij ishte gjetja e një figure konsensuale, por kjo nuk u arrit, pavarësisht përpjekjeve për të siguruar një propozim nga opozita. Vjosa sot nuk përfaqëson një subjekt politik, por nuk është figurë konsensuale, pasi karrierën e saj e ka ndërtuar si pjesë e subjekteve politike”, ka shkruar Zulfaj.

Lëvizja Vetëvendosje e propozoi të mërkurën zyrtarisht numrin dy të saj Glauk Konjufcën për president, duke shuar përfundimisht dilemat nëse Vetëvendosje do t’i jepte përkrahje ambicieve të presidentes aktuale për mandatin e dytë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci tha të mërkurën në mbrëmje se Vetëvendosje është e gatshme t’i ofrojë 30 nënshkrime për kandidaturën e Osmanit si kundër-kandidate e Konjufcës.

Osmani, përmes këshilltarëve të saj, i quajti këto manova të Vetëvendosjes si “të ulëta”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci