Të fundit

Nga ura e Saradranit te vada e Lupqit: “projektet madhore” të qeverisë Kurti

Nëse dikush do të kërkonte dy simbole të qeverisjes së Albin Kurtit në infrastrukturë, duket se nuk do t’i duhej të kërkonte gjatë. Njëra është ura e Saradranit, e përuruar me ceremoni e postime triumfuese tre vjet më parë, ndërsa tjetra është vada e ujitjes në Lupq, i prezantuar sot me po aq entuziazëm institucional.

Në Saradran, një rrugë prej rreth dy kilometrash dhe ura mbi Drin u shndërruan në një ngjarje kombëtare. “Saradrani kalon”, njoftonte kryeministri, duke e paraqitur lidhjen mes dy fshatrave si një moment historik.

Tre vjet më vonë, në Lupq, ministri në detyrë Armend Muja dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, prezantuan një vadë ujitjeje me rënie të lirë. Në epokën e sistemeve moderne të ujitjes, sensorëve digjitalë dhe teknologjive inteligjente për bujqësinë, ceremonia kulmoi me hapjen e një dërrase për të lëshuar ujin në kanal.

Pamjet e ceremonisë krijuan përshtypjen se vendi kishte hyrë në një epokë të re zhvillimi, ndonëse bëhej fjalë për një metodë ujitjeje që fermerët e njohin prej dekadash.

Screenshot

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci