Të fundit

Valentina Bunjaku-Rexhepi falënderon qytetarët e Gjilanit për mbështetjen

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për mbështetjen e treguar gjatë një takimi me simpatizantë dhe mbështetës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bunjaku-Rexhepi tha se ndihet mirënjohëse për praninë, besimin dhe përkrahjen që ka marrë nga qytetarët e Gjilanit, duke e cilësuar qytetin si pjesë të pandashme të jetës dhe identitetit të saj.

“Gjilani nuk është vetëm vendi ku jam rritur, por është pjesë e shpirtit tim. Prandaj çdo mbështetje që marr nga ju ka një peshë të veçantë dhe më jep edhe më shumë forcë për të vazhduar përpara”, ka shkruar ajo.

Bunjaku-Rexhepi vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve dhe theksoi rëndësinë e bashkimit për arritjen e objektivave të përbashkëta.

“Faleminderit që sonte treguat edhe një herë se kur bashkohemi, asgjë nuk na ndal”, u shpreh kandidatja e LDK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci