Të fundit

Aleanca përmbyll fushatën nesër në Prishtinë, Haradinaj: Shihemi në sheshin Xhorxh Bush

Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje në tubimin përmbyllës zgjedhor që do të mbahet të shtunën në Prishtinë.

Përmes një fotografie të publikuar në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se tubimi do të mbahet më 6 qershor, në ora 20:00, në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

“Prishtinë, shihemi të shtunën në 20:00, në sheshin Xhorxh Bush”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.

Në materialin promovues të publikuar nga Aleanca, tubimi prezantohet si “Tubimi përmbyllës”, me mesazhet kryesore të fushatës: siguri, energji dhe zhvillim, ndërsa mbështetësit ftohen për pjesëmarrje masive në kryeqytet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci