Të fundit

Zgjedhjet ‘ndryshojnë’ qëndrimet e Kurtit, kryeministri në detyrë nuk merr pjesë në “Paradën e Krenarisë”

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit duket se ka ndryshuar qëndrimet e Albin Kurtit në raport me komunitetin LGBTI.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ishte i pranishëm në “Paradën e Krenarisë” që u organizua sot, ndonëse për tash e tre vite ndodhej në krye të saj.

Kohën e njëjtë në të cilën u zhvillua parada, Kurti vendosi ta shfrytëzojë për një takim me “një grusht njerëzish” në oborrin e një shtëpie në fshatin Kuçicë të Komunës së Skenderajt.

Foto nga takimi i Albin Kurtit

Derisa ndodhej në qeverisje e nuk kishte fushata zgjedhore, Kurti udhëhiqte kortezhin me përkrahësit e komunitetit LGBTI.

Ai i ishte bashkuar kësaj parade për herë të parë në vitin 2023, ndërsa kishte shprehur hapur përkrahjen e tij për këtë komunitet.

“Në Kosovë të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe t’u garantohet dinjiteti dhe integriteti”, kishte deklaruar atë kohë Kurti, derisa kishte shprehur shqetësimin për kërcënimet ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti.

“Paradës së Krenarisë” i ishte bashkuar edhe në vitin 2024, ndërsa në vitin 2025 kishte mbajtur një fjalim në hapjen e “Javës së Krenarisë”.

Gjatë fushatës, Kurti nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar për mbështetjen e tij lidhur me martesat burrë me burrë e grua me grua, ndërsa në Kuvend ka dorëzuar projektligjin për Kodin Civil ku parashihet një veprim i tillë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci